Turqia përgjysmon detyrimet doganore për 22 produkte amerikane, ja pse…

Turqia ka vendosur që të përgjysmojë detyrimeve shtesë për 22 produkte amerikane – tha të mërkurën ministri turk i Tregtisë, Ruhsar Pekanç.

Ky veprim erdhi pasi administrata amerikane njoftoi se ka reduktuar taksat doganore për importin e hekurit dhe çelikut turk në 25 për qind nga 50 për qind javën e kaluar.

“Me këtë vendim, tarifat e ngarkuara për këto produkte nga Shtetet e Bashkuara do të reduktohen nga 521.2 milionë dollarë në 260.6 milionë dollarë,” shkroi ministri në Twitter.

Lista e produkteve përfshin oriz, pije alkoolike, kozmetikë dhe disa automjete.

Turqia vazhdon të punojë për të eleminuar të gjitha pengesat për tregtinë dypalëshe dhe për të arritur një objektiv në marzhin e tregtisë dypalëshe, shtoi ministri.

Në shkurt, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu  Donald Trump vendosën objektivin prej 75 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts