728 x 90 Leaderboard

Turqia paralajmëron ExxonMobil: jo kërkim gazi me grekët qipriotë

Turqia ka paralajmëruar kompaninë shumëkombëshe amerikane të energjisë, ExxonMobil që të mos bashkëpunojë me qeverinë e Qipros në kërkim të gazit në Detin Mesdhe.

Ministria e Jashtme turke tha se kërkimi për gazin në Mesdheun lindor “nuk kontribuon në stabilitetin e rajonit” dhe se ajo mund të ndryshojë “balancën delikate”, raporton AP.

Zëdhënësi i Ministrisë turke, Hami Aksoy tha se po përsëriste “paralajmërime” për kompanitë e energjisë rreth “kërkimit të njëanshëm dhe nxjerrjes së gazit në Qiprion greke”.

Aksoy tha gjithashtu se Turqia synon të fillojë një kërkim për gaz në bregun verior të Qipros.

Që nga viti 1974, Qiproja është ndarë etnikisht në pjesën jugore, greke dhe pjesën veriore, turke. Qeveria e Qipros kontrollon vetëm pjesën jugore të ishullit dhe Turqia kundërshton fuqishëm kërkimin e pavarur për gaz.

Zyrtari i Ankarasë thotë se Qiproja duhet të ndajë çdo burim të mundshëm gazit me Turqinë dhe turqit qipriotë në këtë ishull të ndarë.

Fundjavën e kaluar, gjigandi amerikan i energjisë ExxonMobil filloi shpimin dhe kërkimin e gazit në Mesdheun lindor. /tesheshi.com/

Related posts