Turqia ngushëllon Iranin: Bëhet mirë me sanksionet amerikane

Turqia do të vazhdojë t’u bëjë me dije SHBA-ve se embargot ndaj Iranit janë “të gabuara”, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij iranian Javad Zarif, ai tha se ministrat turk ia kishin përcjellë qartë shqetësimet e tyre SHBA-ve lidhur me këtë aspekt.

“Ne do të vazhdojmë t’i tregojmë SHBA-së se embargot për Iranin janë të gabuara,” tha Cavusoglu.

Shtetet e Bashkuara hodhën sanksione të ashpra ndaj Iranit nëntorin e kaluar që goditën të gjitha pjesët thelbësore të ekonomisë, duke përfshirë eksportet e naftës, anijet dhe bankat.

Zarif tha se kishte pasur një takim “të gjatë” me Bashar al-Assad në Siri dhe do të ndajnë detajet e tij me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

“Unë do të paraqes një raport për këtë bisedë me Z. Erdogan,” shtoi Zarif.

Siria është mbyllur në një luftë të egër qytetare që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestat pro-demokracisë me egërsi të papritur.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts