Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Turqia në orë dramatike, Erdogan: gati të ndihmojmë Greqinë!

Edhe pse Turqia po kalon orë dramatike nga tërmeti i drekës që goditi brigjet e Egjeut, ku pasojat më të mëdha janë në Izmir, presidenti Erdogan shprehu gadishmërinë për t’i ardhur në ndihmë dhe Greqisë, gjithashtu të goditur rëndë nga tërmeti, ku pasojat më të mëdha janë në ishullin Samos, aty ku ishte dhe epiqendra.

Në kulmin e tensioneve mes tyre, Erdogan dhe Mitsotakis biseduan miqësisht, duke u ngushëlluar ndërsjelltaz dhe duke treguar solidaritet fqinjësor.

Presidenti turk iu përgjigj kreut të qeverisë greke me të cilin bisedoi, duke shkruar në Twitter:

“Faleminderit kryeministër! Unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe në emër të popullit turk. Turqia është gjithashtu e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Dy fqinjët që solidarizohen në kohë të vështira janë më të çmuar se shumë gjëra në jetë,” shkroi Erdogan.

Të paktën 14 vetë janë gjendur të vdekur dhe më shumë se 400 u plagosën, sipas të dhënave të fundit nga shërbimet e urgjencës turke dhe greke.

Në Greqi, dy adoleshentë u gjetën të vdekur në ishullin Samos, në vendin ku u shemb një mur.

Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim në Izmir, ku 17 ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar, tha AFAD. Guvernatori i Izmirit tha se 70 vetë u shpëtuan nga rrënojat.

Turqia ndodhet në një nga zonat më tektonike në botë. Më shumë se 17,000 njerëz vdiqën në gusht 1999 kur një tërmet me madhësi 7.6 tronditi Izmitin, një qytet në juglindje të Stambollit. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts