728 x 90 Leaderboard

Turqia dhe Arabia Saudite, bashkë për të hetuar zhdukjen Khashoggi-së

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se Turqia dhe Arabia Saudite morrën vendimin për ngritjen e një grupi të përbashkët pune, për të hedhur dritë mbi rastin e zhdukjes së gazetarit dhe kolumnistit saudit të Ëashington Post, Jamal Khashoggi.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Arabisë Saudite, me propozim të Arabisë Saudite, vendosën të formojnë një grup të përbashkët pune për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes së gazetarit Khashoggi”, tha Kalin.

Khashoggi, një kritik i politikave të qeverisë saudite nën Princin bin Salman, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Stambollit.

Turqia ka nisur një hetim për zhdukjen e tij, ndërkohë që një gazetar i Reuters më parë njoftoi se Khashoggi u vra në konsullatë, pasi disa ditësh të kaluara si i burgosur. I njëjti pretendim është bërë nga Shoqata e Medias Turke dhe Arabe, të cilat pretendojnë të kenë dëshmi.

Por Konsullata e Arabisë Saudite, tri ditë më parë në Tëitter postoi një mesazh në të cilin mohon vrasjen e gazetarit në kompleksin konsullor. /tesheshi.com/

Related posts