Turqia dhe Amerika filluan stërvitjen e opozitës siriane ‘’të moderuar’’

Ministri i Jashtëm turk Meulud Javish Ihsanoglu tha të martën se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar procesin e trajnimit të luftëtarëve të “moderuar” të opozitës siriane në territorin turk. Dhe kjo në përgatitje për përfshirjen e tyre në luftën kundër shtetit al-Islam.

Agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadoll citon ministrin të ketë thënë se armatosja dhe programi i trajnimit të opozitës siriane në territorin turk e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka filluar me disa “grupe të vogla” pas disa muajsh vonesë.

Ihsanoglu tha se “ne mund të themi se procesi i armatosjes dhe ai i trajnimit kanë filluar me grupe të vogla. Po ashtu ka përfunduar kompletimi infrastrukturës së nevojshme dhe procesit të armatimit për to.”

Ai shtoi se “turqit dhe amerikanët janë përgjegjës për procesin” dhe shtoi se luftëtarët u përzgjodhën bashkërisht midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

Po ashtu Ihsanoglu  i tha ditën e hënë gazetës “Al-Sabah” se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për të siguruar “mbrojtje ajrore” për luftëtarë të cilët do të përballen me ISIS.

Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara filluan trajnimin e luftëtarëve Sirian në Jordani në kuadër të programit që do të përfshijë po ashtu trajnimin e tyre në vende si Turqia, Arabia Saudite dhe Katari.

Uashingtoni dhe Ankaraja ranë dakord që në shkurtin e kaluar për trajnimin në territorin turk e më shumë se 15 mijë luftëtarëve dhe armatosjen e opozitës siriane të cilësuar si “e moderuar”.

Aljazeera

auto pjese dak

Related posts