Turqi, shpëtohet nga tregu i zi libri 1,400 vjeçar

Një libër i vjetër hiç më pak së 1.400 vjet para pak kohe kishte rënë pre e disa shitësve të tregut të zi. Por fatmirësisht, ai është konfiskuar falë intervenimit të autoriteteve turke të qytetit Dijarbakir.

Gjithsej 6 persona janë arrestuar nën dyshimet për përpjekjen për të shitur një libër me motive fetare për të cilin mendohet se është një nga librat më të vjetër në vend.

Sipas një deklarate nga autoritetet lokale, ekipet kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar morën informacione se 3 të dyshuar me banim në qendër të qytetit po kërkonin blerës për librin që posedon motive fetare të përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus.

Libri me motive fetare i përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus me kapak lëkure është marrë nën mbrojtje të shtetit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts