Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Turko-gjermania e BioNTEch-ut: vaksina jonë, garanci dhe për të infektuarit

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTEch është gjithashtu e sigurt edhe për njerëzit që kanë pasur tashmë COVID-19, tha të mërkurën anëtarja e bordit të BioNTEch, turko-gjermania Ozlem Tureci.

“Ne kemi përfshirë në provat tona njerëz që ishin më parë të infektuar si dhe qw nuk ishin tw infektuar, dhe nuk pamë ndonjë ndryshim në profilin e sigurisë,” u tha ajo gazetarëve gjatë një konferencë, pak pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte miratuar vaksinën e tyre.

Njerëzit që kanë pasur COVID-19 ndoshta kanë një imunitet ndaj virusit, por nuk është e qartë se sa zgjat ajo mbrojtje.

Pfizer njoftoi muajin e kaluar se vaksina e saj ishte efektive rreth 95 përqind, shtatë ditë pasi dha dozën e dytë në njerëzit që kishin COVID-19 dhe ata që nuk e kishin.

Pfizer dhe BioNTEch aplikuan për aprovim për përdorim emergjent me Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA) në 20 nëntor.

Bordi këshillimor i FDA do të mblidhet më 10 dhjetor për të diskutuar vaksinën, dhe miratimi mund të pasojë menjëherë pas kësaj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts