728 x 90 Leaderboard

Turkish Airlines turqizon uniformat e stafit: areoport i ri, pamje e re

Turkish Airlines do heqë dorë nga uniformat e bardha të stjuardesave, duke u dhënë atyre një pamje sa më kombëtare. Veshja e re e tyre do të vijë pas pas hapjes së aeroportit të ri të Stambollit, planifikuar për në fund të tetorit.

“Frymëzuar nga shumë elementë klasikë të dizajnit dhe kulturës turke, uniformat e reja përfshijnë modele tradicionale që gjenden në qelqe artizanale, qeramikë dhe kaligrafi me struktura dhe detaje bashkëkohore”, tha kompania në një deklaratë.

“Duke ruajtur elementet tradicionale të dizajnit dhe kulturës turke, uniformat tona të reja do jenë profesionale dhe shfaqin në mënyrë sa më origjinale kulturën e mikpritjes turke”, ashtu si ajrore”, saktësoi Ilker Aycı, presidenti i linjës së njohur ajrore.

Dizanji i ri është realizuar nga stilisti milanez Ettore Bilotta.

“Kam sjellë elemente nga kaligrafi tradicionale dhe mozaikë së bashku me interpretime të reja të motiveve turke”, tha Bilotta.

Turkish Airlines, e themeluar në 1933 me një flotë prej pesë aeroplanësh, aktualisht ka 325 sosh, dhe fluturon në më shumë se 300 destinacione në 122 vende të botës. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts