728 x 90 Leaderboard

Turizmi veror: Spanja po këmbehet me Turqinë

Për herë të parë në gati 10 vjet, në korrik, Spanja ka regjistruar më pak turistë të huaj se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pasi interesi i tyre është zhvendosur në destinacionet më të lira, si Turqia dhe Tunizia.

Edhe në qershor Spanja u vizitua nga më pak se 2.2 milion vizitorë të huaj, 4.9 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave.

Në 2016 dhe 2017 Spanja regjistroi norma rritjeje me dy shifra për turistët e huaj.

Turizmi përbën 10 për qind të PBB-së spanjolle dhe vendi ka shënuar vitet e fundit një rritje të fortë të numrit të vizitorëve të huaj për shkak të problemeve të sigurisë në destinacionet e njohura të Lindjes sëë Mesme dhe Afrikës së Veriut. Por siduket çmimet kanë nisur të kenë impaktin e tyre.

Në një intervistë të fundit, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez zvogëloi rëndësinë e një uljeje të numrit të turistëve të huaj në korrik, duke thënë se ajo mbetet në “nivele historikisht të larta”.

Ndërkaq, operatori turistik Thomas Cook tha se në korrik pati një rritje prej 63 përqind të numrin të rezervimeve për Turqinë, duke veçuar Antalian si destinacionin më të popullarizuar, sidomos për turistët britanikë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts