TURIZMI/ Një relaks për sytë në tunelin e ri panoramik të Pogradecit, ja mbi ç’koncept është ndërtuar (foto)

Një formë e re arkitekturore e tunelit është zbatuar për krijimin e rrugës së re në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Duke mos bërë shkëputje nga pamja e natyrës dhe njëkohësisht duke hapur rrugë mes kodrave, udhëtarët që frekuentojnë këtë pjesë do të kenë një mundësi unike: të shijojnë rrugën e re së bashku me pamjet e liqenit dhe natyrës mbresëlënëse.

I pari që publikoi në rrjete sociale punët e kryera ishte kryeministri Edi Rama, i cili i prezantoi me mëngjes fotografitë e tunelit unik, të pëshkuar e shtylla që puthiten pas kodrave dhe tunele që shkëputen për të ofruar pamje panorame.

Teksa tunelet klasike tradicionale bëjnë një hyrje gati të dhunshme mespërmes malit, ky i Pogradecit kalon skaj malit dhe lumit, një benefit për ndriçim natyral dhe soditje të këndshme e natyrës.

Duke kursyer betonimet e njëpasnjëshme dhe shpimet që shmangin disa kilometra, koncepti i tuneleve panoramike është sa më pak dëm kodrave dhe sa më shumë lidhje mes infrastrukturës rrugore dhe pamjeve që ofron natyra.

Rruga mjaft e frekuentuar që lidh rajonin juglindor – Pogradecin me qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore, bën më të lehtë turizmin në qytetin me rreth 38 mijë banorë.

Përveç çlodhjes së syve gjatë rrugës, ka shumë gjëra që mund të shijoni rrugës për në Pogradec: kalaja e vjetër, liqeni dhe formacioni shkëmbor Guri i Kamjes, një destinacion mjaft i preferuar së fundmi. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts