Auto Dak
Auto Dak

Turizmi hallall: Kërkesa e madhe, oferta e vogël!

Tregu botëror i turizmit hallall kap vlerën e afro 140 miliard dollarëve, dhe është hisedar i hiç më pak se 13 për qind në industrinë e përgjithshme globale të turizmit.

Turizmi hallall ka përjetuar një rritje progresive, ndonëse është akoma në fazën fillestare të zhvillimit: vetëm tetë vite.

Organizatorët e udhëtimeve që krijojnë aranzhime të standardit hallall thonë se ka mjaft kërkesë për hotele dhe restorante hallall, por oferta mbetet e vogël.

Turizmi hallall nuk përfshinë vetëm ushqim të çertifikuar me normat e  hallallit, por edhe hapësira të ndara për zonjat që duan privatësi, si dhe dhomë të caktuar për falje.

Në fakt, restorantet që përveç tjerash shërbejnë edhe “hallall” madje i kanë të ndara enët për klientët “hallall”.

Sipas hulumtimeve botërore për konsumin e turistëve, mysafirët e hallall-turizmit shpenzojnë më shumë se të tjerët, në varësi prej specifikave të tyre të udhëtimit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts