Auto Dak
Auto Dak

LAJMI/ Turivarje në Tiranë, Shkup e Bruksel, Reuters: Parisi do u thotë “Jo” negociatave me dy vendet

Një lajm nga Reuters me gjasë po sjell turivarje në Tiranë e Shkup, pasi Parisi, aty ku shpresohej të kishte një “Po” për negociatat, nuk do e bëjë diçka të tillë në fund të tetorit. Reuters i është referuar deklaratës së një diplomati francez, i cili ka thënë në kushte anonimati se “nuk janë ende aty ku duhet(Shqipëria dhe Maqedonia Veriore). Po u kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë. Negociatat nuk mund të të hapen në tetor të 2019-ës, ne do të rivlerësojmë situatën diku nga 2020”.

Nga ana tjetër, po sipas Reuters-it, një diplomat nga vendet që do t’i thonë “Po”, është shprehur i tronditur nga “Jo”-ja franceze.

“Kjo është shumë zhgënjyese për shumicën e vendeve anëtare. Besueshmëria jonë është në diskutim”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, pretendimi i Francës se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore “nuk janë ende aty ku duhet”, shkon kundër arsyetimit të kryeministrit Rama, sipas së cilit, qëndrimi i ftohtë i Francës vjen për shkak të vizionit të Macronit, i cili gjykon se BE duhet ta ndërpresë përkohësisht procesin e zgjerimit, deri në reformimin e saj. /tesheshi.com/

.

 

auto pjese dak

Related posts