Tundimi i djallit: murgeshat, gjysmë milioni dollarë të vjedhura për bixhoz në Las Vegas

Dy murgeshat që punonin në një shkollë katolike në Kaliforni kanë pranuar se përvetësuan reth gjysmë milioni dollarë për t’i shpenzuar më pas në lojëra fati në Las Vegas.

Motrat Mary Kreuper dhe Lana Chang prekën paratë që Shkolla Katolike e Shën James pranë Los Anxhelos i kishte mbledhur për bursa dhe donacione.

Motrat kishin punuar për rreth 20 vjet në shkollë dhe paratë për bixhoz i kishin përvetësuar gjatë viteve të kaluara duke i shpenzuar në udhëtime dhe klube.

Pasi doli e vërteta, ato thanë se ndiheshin keq.

“Motrat kanë pranuar shpërdorimin e parave dhe kanë bashkëpunuar në hetimin”, u tha në një deklaratë zyrtare. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts