728 x 90 Leaderboard

Tualetet më të veçanta që janë ndërtuar në Japoni (foto)

Tualetet publike në Japoni janë të ndërtuara në mënyrë unike, si askund tjetër në botë.

Të apasionuar pas teknologjisë, japonezët e kanë aplikuar atë edhe në banjot publike.

Që nga mbyllja automatike e kapakut, deri te funksionet e masazhit, këto banjo nuk i keni parë asnjëherë më parë.

Por banjot karakteristike të tyre nuk përfundojnë me kaq dhe këtë e dëshmojnë disa fotografi të publikuara në të cilat paraqiten banjot publike të Tokios.

Fotografitë janë grumbulluar nga Hidefumi Nakamura, i cili i ka ngarkuar ato në faqen e tij në Instagram toilets_a_go_go.

Ai thuhet se krijoi faqen në fjalë për të vënë në dukje se sa prej tualeteve publike kanë dizajne të çuditshme që nuk përputhen me ambientin që i rrethon.

Hidhini një sy këtyre fotografive./tesheshi.com/

Related posts