Trump uron Kosovën 4 ditë para për 10-vjetorin: ja si duhet të silleni për të fituar besimin tonë

Katër ditë përpara datës së 10-vjetorit të pavarësisë, Presidenti Donald Trump i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij të Kosovës, Hashim Thaçi, ku i bën të ditur se SHBA mbetet aleati më i ngushtë në rrugën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së. Letrën e ka bërë publike zyra për shtyp e presidencës së Kosovës.

Letra e plotë:

I nderuar z. President,

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj.

Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës.

Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald Trump

/tesheshi.com/

Related posts