Trump tallet me Kim Jong-un: njeriu i raketave, në një mision vetëvrasës

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar për kërcënime nga ato që i quajti “vendet mashtruese”, ku përfshiu Korenë e Veriut dhe Iranin.

Në  fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump paralajmëroi se SHBA do të shkatërrojë Korenë e Veriut në qoftë se detyrohet të mbrojë veten apo aleatët e saj.

Por, fjalimit nuk i munguan notat e humorit. Trump tha se diktatori komunist i Koresë Veriore është “njeriu i raketave, në një mision vetëvrasës”.

Ndërsa sa i përket Iranit, Trump theksoi se është një “diktaturë e korruptuar” që ka për qëllim destabilizimin e Lindjes se Mesme. Ai gjithashtu kritikoi marrëveshjen e kohës së Obamas me Iranin për programin nuklear, shkruan BBC. /tesheshi.com/