Auto Dak
Auto Dak

Trump: shumë e mençur të mos përfshihemi në luftë përgjatë kufirit me Turqinë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte shumë e mençur mospërfshirja në luftë përgjatë kufirit me Turqinë

Trump ka komentuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në veri të Sirisë, ku ushtria turke po kryen një operacion anti-terror të quajtur  “Burimi i Paqes”.

“Eshtë shumë e mençur të mos përfshihemi në luftime intensive përgjatë kufirit me Turqinë. Ata që gabimisht na tërhoqën në luftëra në Lindjen e Mesme, ende po na shtyjnë. Ata nuk e kanë idenë se çfarë vendimi të keq kanë marrë”, tha Trump, referuar paraardhësve të tij në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai kujtoi se dy vjet më parë, kur Iraku duhej të luftonte kurdët në një pjesë tjetër të Sirisë, Shteteve të Bashkuara iu kërkua të luftonin kurdët kundër Irakut.

“Unë thashë jo, dhe kurdët janë larguar dy herë nga lufta. Tani e njëjta gjë po ndodh me Turqinë. Kurdët dhe Turqia kanë luftuar për shumë vite. Turqia e konsideron PKK-në organizatën më të keqe terroriste nga të gjitha. Të tjerët mund të duan të hyjnë dhe të luftojnë për njërën ose tjetrën…Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën”, komentoi Trump. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts