Trump, sërish sulm ndaj Ilhan Omarit me shoqe: ikni nga erdhët!

Presidenti Trump intensifikoi dhe më sulmet kundër katër kongresmeneve liberale me ngjyrë, duke veçuar mes tyre përfaqësuesen e Minesotës në Kongres, Ilhan Omar, ndërsa turma së cilës i drejtohej klithte: “Çoje nga atje nga erdhi!”

Ai i quajti Ilhan Omar, Rashid Tlaib (Michigan), Alexandre Ocasio-Cortez (Neë York) dhe Ayanna Pressley (Massachusetts) si joamerikane në një tubim me mbështetës në Greenville (North Carolina).

Gjatë fjalimit në mitingun e parë që nga shpallja e zgjedhjeve të vitit 2020, Trump tha se këto katër gra mund të largohen lirshëm nga SHBA nëse nuk i pëlqejnë politikat e tij të emigracionit dhe mbrojtjes së Izraelit.

“Kështu, këto kongresmene po ndihmojnë për të forcuar të rrezikshmit, militantët, të majtët”, tha Trump, në një vend që mund të jetë çelësi për rizgjedhjen e tij.

Një e pesta e fjalimit 90-minutësh nga ana e tij, i referohej kritikave ndaj katër politikaneve, e gjitha nën ilaritetin e turmës.

Ky reagim i Trump erdhi një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit, e cila kontrollohet demokratët, votoi një rezulotë ku dënohej sjellja dhe mesazhet e tij, të konsideruara si raciste. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts