728 x 90 Leaderboard

Trump rreh gjoksin: si e bëra NATO-n më të fortë

Presidenti amerikan ka deklaruar së fundi se është ai personalisht shkaktar i rritjes së forcës së NATO-s, një organizatë që ai ka kritikuar shpesh, duke paraqitur takimin e tij të fundit me aleatët në një dritë pozitive, vlerëson Reuters.

Organizimi i Traktatit të Atlantikut të Veriut financohet më mirë vetëm prej meje, shkroi Trump në llogarinë e tij të Twitter.

“Kam pasur një takim të shkëlqyeshëm me NATO-n”, theksi presidenti amerikan.

“NATO ishte e dobët, ndërsa tani është përsëri e fortë (më e keqe për Rusinë). Media thotë vetëm se isha i pasjellshëm me udhëheqësit, nuk përmendin paratë”, shkroi Tramp.

“Kam pasur një takim të madh me NATO-n. Ata kanë paguar 33 miliardë dollarë më shumë dhe do të paguajnë qindra miliarda dollarë më shumë në të ardhmen, vetëm për shkakun tim. NATO ishte e dobët, por tani ajo është dhe më fortë (e keqe për Rusinë). Media thotë vetëm se jam ar tregui pasjellshëm me udhëheqësit, por nuk përmend kurrë paratë!”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar pas takimit të nivelit të lartë të Aleancës në Bruksel se thirrja e presidentit amerikan për aleatët që të shpenzonin më shumë për mbrojtjen kishte një ndikim të qartë dhe e bëri NATO më të fuqishme.

Presidenti amerikan u tha aleatëve në një takim me dyer të mbyllura se qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s duhet të rritin shpenzimet e mbrojtjes me 2 për qind të produktit të brendshëm bruto deri në janar të vitit të ardhshëm, ose përndryshe, u bëri presion ai, SHBA do të dilte prej saj. /tesheshi.com/

 

Related posts