Trump: Pranoj informacione të huaja inkriminuese për kundërshtarët, asgjë e keqe

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka asgjë të keqe në pranimin e informacioneve inkriminuese për një kundërshtarët e zgjedhjeve, dhe nuk ka rëndësi nëse informacionet vijnë nga Rusia apo nga qeveritë e tjera të huaja.

Ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për të thirrur FBI-në nëse sërish do të ndodhte një ndërhyrje si ajo në zgjedhjen e Trump. Por megjithatë, Trump nuk e quan ndërhyrje.

“Nuk është ndërhyrje,” tha ai në një intervistë me ABC News, duke e përshkruar atë si “hulumtim të opozitës”. “Ata kanë informacion – e unë besoj se do ta merrja.”

Ai thotë se do ta thërriste FBI vetëm “nëse mendon se ka diçka të gabuar”, tha ai, duke shtuar se nëse Norvegjia ka informacion për një kundërshtar, ai mendon se do ta dëshironte ta dëgjonte. “Unë mendoj se ja vlen ta dëgjoni, pasi nuk ka asgjë të keqe kur dëgjoni”.

Kur u pyet nëse ai do të donte atë lloj ndërhyrjeje në zgjedhjet 2020, Trump përsëriti qëndrimin e tij duke thënë se “kjo nuk është një ndërhyrje”.

Zyrtarët e inteligjencës kanë vënë në dukje se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ish-këshilltari special Robert Mueller, i cili kreu një hetim mbi përpjekjet e Moskës për të ndërhyrë në zgjedhje, vuri në dukje në raportin e tij 448 faqe se ndërhyrja e Rusisë u bë në përpjekje për të zgjedhur Trump. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts