Trump: Po, Rusia na ka hakeruar. Por ky është faji ynë!

Donald Trump ka pranuar më në fund pas një mohimi të gjatë se Rusia ka hakeruar fushatën presidenciale në SHBA. Në konferencën e parë për shtyp që nga muaji korrik, president i zgjedhur amerikan ka sulmuar presidentin parardhës dhe është mbrojtur nga akuzat për lidhjen me Rusinë.

“Nuk kam lidhje me Rusinë, as biznes e as kontrata. Nëse Rusia na sulmon me spiunazh bën detyrën si kundërshtar, faji është i lidershipit të dobët amerikan”, ka deklaruar zëngritur Trump.

Presidenti që pas 10 ditësh merr detyrën ka folur edhe për Meksikën dhe murin, kur deklaroi se për të duhet të paguajë edhe Meksika.

Konferenca e Trump siç duket është bërë për të sfumuar pak seancën e Sekretarit të emëruar të Shtetit, Rex Tillerson, i cili njihet apo informuar nga mediat si është një mik i afërt i Vladimir Putinit.

Ish-kreu i kompanisë së naftës Exon nuk ka mohuar relacionin me Putin dhe ka thënë që nuk janë lidhje por takime normale.

Ndërkaq, mbrëmë ka qarkulluar një informacion sipas të cilit Rusia ka një material që mund të shantazhojë presidentin e ri të SHBA por Trump e ka mohuar atë. Siç bëri edhe me hakerat, që e pohoi sot. /tesheshi.com/