728 x 90 Leaderboard

Trump nuk ndalet: Pas çelikut vendos tarifa dhe për makinat gjermane

Dekreti i Donald Trump që vendos tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, po bëhet gati dhe ai përjashton Kanadanë dhe Meksikën.

Dekreti pritet të ketë efekte të renda mbi industrinë automobilistike botërore dhe analistët parashikojnë rritjen e çmimit të makinave.

Në vitin 2017 tregu amerikan ka pasur një rënie të makinave gjermane me një vlerë prej 22 miliardë dollarësh, ndërkohë që importet nga Britania e Madhe janë ndalur në 7 miliardë.

Taksa e hyrjes në SHBA për makinat e prodhuara në Europë është 2,5% dhe 25% për veturat tregtare dhe kamionët, ndërkohë që BE aplikon një tarifë 10% për makinat që vijnë nga SHBA.

Objektivi i Trump synon vendosjen e tarifave doganore dhe për furgonët deri në 35%.

“Europa duhet të reagojë fort”, deklaroi Bernhard Mattes, presidenti i shoqatës së fuqishme të prodhuesve të makinave gjermane VDA. /tesheshi.com/

Related posts