Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Trump njofton tubimin e radhës, ithtarët duhet të firmosin: “pranojmë të gjitha rreziqet”!

Presidenti Trump do të zhvillojë tubimin e tij të dytë të madh brenda disa ditësh në garën për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, pa marrë shumë në konsideratë valën e frikshme në rritje të infeksionit koronavirus në disa shtete amerikane.

Të shtunën, 11 korrik, ai do t’u drejtohet mbështetësve në një miting që do të mbahet jashtë në Aeroportin Portsmouth në New Hampshire, njoftoi selia e tij e fushatës, duke shtuar se do të sigurohen maska ​​për pjesëmarrësit.

Të gjithë të ftuarit do të duhet të nënshkruajnë kur regjistrohen se “pranojnë vullnetarisht të gjitha rreziqet” që mund të shfaqen për shkak të infeksionit dhe se fushata e Trump nuk mban asnjë përgjegjësi për këtë.

Tubimi i parë i ngjashëm u mbajt në një stadium të mbyllur në Tulsa, Oklahoma, tre javë më parë dhe rezultoi i dobët në pjesëmarrje, ndopnëse Trump njoftoi para tubimit se një milion njerëz kishin siguruar biletat falas.

Presidenti amerikan e gjeti veten nën kritika të forta për shkak të rritjes së rasteve të infeksionit që ndodhën në atë shtet jugor.

Ekspertët besojnë se mbajtja e ngjarjeve të mëdha në vende të mbyllura është veçanërisht e rrezikshme për përhapjen e infeksionit.

Trump është gjithashtu nën zjarr nga kritikët dhe për tubimin e paralajmëruar në natyrë.

Demokratët akuzojnë republikanin Trump se është dorëzuar në luftën kundër virusit koronar.

Infeksionet e reja janë në rritje në shtetet jugore dhe perëndimore, duke përfshirë Florida, Texas, Arizona dhe California. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts