728 x 90 Leaderboard

Trump në Londër refuzon t’i përgjigjet CNN: jeni “lajm i rremë”

Presidenti Donald Trump nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së një gazetari CNN gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministren britanike Tereza May, duke thënë se “CNN është një lajm i rremë”.

“Nuk marr pyetje nga CNN”, tha Trump.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump refuzon një pyetje të reporterit të CNN.

Më parë në qershor, kur Trump mbajti një konferencë shtypi në samitin e G-7 në Quebec, ai u tha gazetarëve janë “lajm i rremë” apo “shumë të pandershëm”. Në përgjigje të një gazetari që përfaqësonte CNN, Trump kritikoi premisën e pyetjes së tij dhe më pas e përshkroi kanalin e njohur “lajm i rremë”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts