728 x 90 Leaderboard

Trump: jo sanksione Saudisë për gazetarin e zhdukur, na duhet paraja e tyre

Presidenti Trump ka thënë se ai nuk sheh arsye për bllokadë amerikane ndaj Riadit, pavarësisht shqetësimeve për zhdukjen e gazetarit saudit që shkruante në Washington Post, Jamal Khashoggi.

Ai shtoi se në qoftë se do ketë bllokada amerikanë për Arabinë Saudite, paratë e tyre mund të zhvendosën në Rusi apo Kinë.

“Sauditët kanë shpenzuar 110 miliardë dollarë në pajisje ushtarake dhe për investime që krijojnë vende pune në këtë vend. Nuk më pëlqen ideja e ndalimit të investimive prej 110 miliardë dollarë, sepse janë para mund të shkojnë te Rusia, Kina, ose diku tjetër”, tha Trump.

Presidenti amerikan tha se prit që së shpejti të ketë një raport për gazetarin e zhdukur saudit.

Senatori Bob Corker, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se Arabia Saudite do të duhej që të sanksionohej në nivelin më të lartë, nëse rezulton se gazetari është vrarë. /tesheshi.com/

Related posts