728 x 90 Leaderboard

Trump godet Turqinë me tarifa, Ankaraja përballë një “grusht shteti” nr.2

Turqia po përjeton një “grusht shteti” nr.2 pas një sulmi financiar nga SHBA për zhvlerësimin e lirës, pasuar nga vendimi tjetër i presidentit Trump për të dyfishuar tarifat për importet turke të çelikut dhe aluminit.

 “Unë urdhërova dyfishimin e tarifave të çelikut dhe aluminit nga Turqia, që monedha e saj, lira turke, bie me shpejtësi kundrejt dollarit tonë shumë të fortë. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë!”, shkroi Trump në Tëeeter.

Nga ana tjetër, ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan kërkoi nga Trump një rihapje të negociatave për tarifat, duke shtuar se mosmarrëveshjen e tregtisë mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut.

“Përpjekjet e njëpasnjëshme për të folur me administratën e SHBA-së, duke ia bërë të qartë se asnjë nga këto kritere nuk zbatohen në Turqi, nuk kanë pasur sukses”, ka thënë Pekcan, duke theksuar se mosmarrëveshja mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit.

Marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan pasi Ankaraja ka mbajtur nën arrest një prift amerikan të akuzuar për terrorizëm. Por përgjithësisht vitet e fundit, për një sërë çështjesh, duke nisur nga çështja palestineze, ajo kurde, Gyleni etj., raportet turko-amerikane po shoqërohen nga fërkime të herëpashershme. /tesheshi.com/   

 

 

Related posts