728 x 90 Leaderboard

Trump emëron mikun e muxhahidinëve të Tiranës si njeriun kyç të Shtëpisë së Bardhë

Donald Trump ka vendosur në krye të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, njeriun më të afërt të muxhahidinëve iranianë të Tiranës.

Behet fjalë për John Bolton, ish-ambasadorin e Bushit në OKB dhe njeriun që vjen në Shqipëri herë pas here për të takuar miqtë e tij të opozitës iraniane.

Presidenti i SHBA-së ka shkarkuar nëpërmjet twitter-it këshilltarin aktual, gjeneralin H.R. McMaster.

“Kam kënaqësinë të shpall që më 9 prill, ambasadori John Bolton do të nisë punën si këshilltari im i ri për Sigurinë Kombëtare. Jam mirënjohës për punën e bërë nga gjenerali H.R. McMaster që do të vazhdojë të mbetet një mik i mirë i imi”.

Bolton është i treti këshilltar i Sigurisë pas 14 muajve të Trump në Shtëpinë e Bardhë. I pari ishte Michael Flyn i shkarkuar për “Russia Gate”. /tesheshi.com/

Related posts