Trump dëshiron të blejë Groenlandën nga Danimarka

Presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur vazhdimisht se ai dëshiron të blejë Groenlandën nga qeveria daneze, dhe administrata e tij është duke parë të gjitha opsionet e mundshme për të kryer këtë transaksion.7

Interesimi i Trumpit për Groenlandën u raportua për herë të parë nga The Wall Street Journal, duke thënë se njerëzit e njohur me çështjen thanë se presidenti shpesh e përmend atë në takime dhe darka biznesi, duke pyetur në lidhje me përfitimet e pronësisë së tij, raporton CNN.

Ai i kërkoi administratës së tij të llogarisë të gjitha mundësitë për këtë blerje.

Groenlanda është një territor autonom danez, por njëherësh dhe shtëpia e Bazës së Forcave Ajrore Thule të SHBA-së, e cila është baza më veriore ushtarake amerikane.

E ndërtuar në vitin 1951, baza ka radarë dhe teknologji të tjera për zbulimin e shpejtë të raketave balistike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts