Trump deklaron fundin e kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut

Presidenti Trump deklaroi këtë të mërkurë në Twitter se “nuk kishte më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”.

“Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Un ishte një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen!”

“Para marrjes së detyrës njerëzit po mendonin se ne do të shkonim në luftën me Korenë e Veriut”, vijoi tha Trump. “Presidenti Obama tha se Koreja e Veriut ishte problemi ynë më i madh dhe më i rrezikshëm. Jo, flini të qetë!”, vijuan tweet-et e Trump.

Por ndërsa Trump ka pranuar se denuklearizimi nuk do të realizohet brenda natës, Veriu tha se Trump ishte larguar nga kërkesa e tij për denucklearim të plotë përpara heqjes së plotë të sanksioneve amerikane. /tesheshi.com/

 

Related posts