Trukimet, zi në futbolli korçar: Skënderbeu, 10 vjet jashtë Europës

Përfundimisht, Skënderbeu do mbetet për 10 vjet jashtë Europës, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit marrë javë më parë. Pos kësaj, për ekipin korrcar do ketë dhe një gjobë prej 1 milion eurosh.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme të ankimuar nga Skënderbeu, duke i qëndruar ekzekutimit të vendimit të marrë nga Apeli i UEFA-s në 26 Prill 2018. Skënderbeu u gjet fajtor për disa ndeshje të manipuluara dhe është përjashtuar me 10 vjet, së bashku me një gjobë 1 milion euro. Procedura e Arbitrazhit ndërkohë është në proces dhe nuk është vendosur një seancë për dëgjimin”, thuhet në komunikatëne e CAS-it.

Vendimi ndaj Skënderbeut çon Kukësin në  Champions, ndërkohë që Luftëtari, Laçi dhe Partizani do të jenë në Europa League.

Futbolli korçar pati një gallop vitet e fundit pas marrjes së ekipit nga presidenti Take, duke fituar disa tituj por zbehur nga dyshimet për trukim ndeshjesh. /tesheshi.com/   

Related posts