Tronditje për qeverinë Haradinaj, i rrëzohet në Kuvend leximi i parë i buxhetit 2018

Një votim për buxhetin në parim, ka çuar në rënien e  shumicës në parlamentin kosovar. Kjo pasi pas 24 orë diskutimesh, shumica nuk ka arritur që ta kalojë atë që ndryshe konsiderohet dhe si “lexim i parë buxhetit”, për vitin 2018.

Në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë, nga 88 sa ishin në sallë . Ndër to, 58 votuan pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Pas këtij zhvillimi aspak pozitiv për pozitën kosovare, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi që të hidhet në votim edhe një herë buxheti. Por kundër këtij propozimi reagoi shefi i deputetëve të LDK-së, duke thënë se koalicioni nuk i ka votat dhe se kjo po tregon fuqinë e rënë politike.

Kjo konsiderohet si një goditje për qeverinë Haradinaj, një trgues se sa i brishtë është koalicioni aktual që qeverisë Kosovën, ku buxheti konsiderohet si testi i fuqisë së tij politike. /tesheshi.com/