reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Tronditet Turqia: vritet ambasadori rus në Ankara

Turqia është tronditur orët e mbrëmjes pasi ambasadori rus në këtë vend, Andrey Karlov u qëllua me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin Ankara.

Sipas mediave kryesore turke ai ka ndërruar jetë. Ato, pothuajse njëzëri e kanë konsideruar si provokacion këtë që ka ndodhur. Atentati ndaj ambasadorit Karlov ndodh në pak para një takimi mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit lidhur më Halepin.

Ndërkohë, Turqia dhe Rusia po kalonin një klime paqtuese – pavarësisht situatës në Siri – pas një krize të rëndë mes dy vendeve pasi një incidenti ajror.

Ngjarja ndodhi në Galerinë e Arteve Bashkëkohore në e Çankaya. Zyrtarët rusë thanë se sulmi ishte është kryer nga një ekstremist, që siç informohet është ekzekutuar nga forcat speciale turke. /tesheshi.com/