Trondit Ndriçim Xhepa me modesti, del kundër Bujar Asqeriut: nuk kemi pse fryhemi, ne nuk jemi idhuj!

Ndriçim Xhepa, një ndër aktorët me të njohur të kinemasë dhe teatrit shqiptar, është shprehur kundër shpërthimeve emocionale të disa kolegëve të tij gjatë këtyre ditëve, ku një pjesë aktorësh janë rebeluar ndaj qeverisë.

Paksa diskret dhe i tërhequr nga protagonizmi publik, ai ka shfaqur një modesti deri dhe tronditëse, teksa foli mbi problemet e teatrit i ftuar te Studio e Hapur e Eni Vasilit. “Nuk ka pse fryhemi, nuk ka pse quhemi idhuj…”, tha ikona aktoriale, duke lënë të nënkuptuar se nuk i ka pëlqyer lloji i reagimit të Bujar Asqeriut, një bashkëkohanak i tij në karrierë, apo i Arben Derhemit me përbetime për gjak, ndonëse asnjërin prej tyre nuk e ka përmendur me emër.

Xhepa tha se “në këtë shoqëri nuk ka vetëm aktorë e artististë…, por ka dhe mjekë, minatorë, mësues…”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts