TRISHTIM/ Franca e bota në shok: zjarri përfshin katedralen e famshme Notre-Dame në Paris (video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në katedralen e famshme Notre-Dame në Paris, duke përflakur qiellin e kryeqytetit francez e nxirrë atë nga tymi i zi.

Flakët përfshinë kulmin e katedrales gotike, e cila vizitohet në vit nga miliona njerëz, e ku janë duke u bërë rinovime.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo në një cicërimë e përshkroi atë si një “zjarr të tmerrshëm”.

“Shërbimi i zjarrfikësve të Parisit po përpiqet të kontrollojë flakët”, shkruante ajo në Tëitter, duke u kërkuar banorëve të respektojnë kordonin e sigurisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron shtyu një fjalim televiziv në vend për shkak të flakëve në simbolin shekullor të Parisit, por dhe botës së krishterë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts