728 x 90 Leaderboard

Trier i Karl Marksit: qyteti gjerman që dashurohet nga vizitorët kinezë

Trier është vendndodhja e pjesës më të madhe të rrënojave romake, jashtë Romës, por për 150 mijë vizitorët e përvitshëm kinezë të tij, tërheqja kryesore është lidhja e qytetit me Karl Marksin.

Është e lehtë të kuptosh përse qyteti më i vjetër i Gjermanisë tërheq kaq shumë turistë. Në fund të fundit, ish-kryeqyteti i Perandorisë Romake është vendndodhje e pjesës më të madhe të rrënojave romake, jashtë Romës, ndërsa vreshtat që e rrethojnë atë ofrojnë disa nga verërat më të mira të të gjithë vendit.

Por, për gati 150 mijë turistët kinezë që e vizitojnë atë çdo vit – më shumë sesa çdo destinacion tjetër gjerman – trashëgimia e Trier si vendlindje e Karl Marksit është tërheqja kryesore.

Trier në Gjermani mirëpret rreth 150 mijë vizitorë kinezë çdo vit.

I njohur si babai i socializmit, Marksi besonte se konflikti midis klasave sunduese dhe atyre të shtypura nxitej nga zotërimi privat i të mirave dhe shërbimeve – në thelb kapitalizmi. Ai argumentonte se transferimi i administrimit të të mirave dhe shërbimeve nga individët tek qeveria do të çlironte shoqërinë nga shtypja e klasave.

Vepra e Marksit është ideologjia drejtuese e republikës Popullore të Kinës dhe ai konsiderohet nga shumë kinezë si një hero. Së fundmi, presidenti Xi Jinping deklaroi: “Nëse ne shmangemi apo braktisim Marksizmin, partia jonë do të humbte shpirtin dhe drejtimin e saj”.

Trier në Gjermani mirëpret rreth 150 mijë vizitorë kinezë çdo vit.

Popullariteti i Trier midis udhëtarëve kinezë ka qenë një rrugë me kthesa për dyqanxhinjtë e qytetit, dyqanet e të cilëve janë të mbushura me një variacion eklektik të objekteve përkujtimore, që nga prerësit e biskotave me formën e Marksit e deri tek kutitë e kursimin sipas formës së kokës së tij. Shumë dyqanxhinj u regjistruan për trajnimin mbi etiketat të ofruar nga dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ku ata morën këshilla kundër mbështjelljes së suvenireve me letër të bardhë – ngjyra e rrobave kineze të funeralit – dhe shmangien e numrit 250, që në zhargonin kinez do të thotë “budalla”.

Në nder të 200-vjetorit të lindjes së Marksit në vitin 2018, u printuan me mijëra imitime të kartëmonedhave euro, të zbukuruara me fytyrën e filozofit (me të njëjtën letër si eurot e vërteta dhe me të njëjtat tipare ujore si ato). Ato janë gati për t’u blerë me euro të vërteta si suvenire.

Por, abuzimi me të drejtat e njeriut që kanë ndodhur në kombet komuniste, përfshirë Kinën, e kanë bërë Marksin një figurë kontroverse. Në Gjermani, ai ofendohet nga shumë, sidomos nga ish-banorët e Gjermanisë Lindore, të cilët dikur iu nënshtruan regjimit komunist.

Qeveria kineze e pajisi Trier me një statujë të Karl Marksit.

Por, ai nuk është përgjegjës për atë që njerëzit bënë me idetë e tij.

Alexander Schumitz, i cili drejton përpjekjet për marketing të bordit të turizmit në Trier, pranon se vendimi për të përqafuar statusin e qytetit si vendlindja e Marksit është një vendim i vonë.

“Pjesa më e madhe e njerëzve bien dakord që Marksi ishte një filozof i rëndësishëm”, thotë ai. “Ai nuk është përgjegjës për atë që njerëzit bënë me idetë e tij. Është e vërtetë që Trier e injoroi Marksin për pothuajse 200 vjet, por pas rënies së murit të Berlinit, pjesa më e madhe e banorëve e pranuan Marksin si një bir të famshëm të qytetit”.

Kur qeveria kineze njoftoi synimet e saj për ta pajisur Trier me një statujë të Karl Marksit në nder të 200-vjetorit të lindjes së filozofit, qyteti pranoi, por një përfaqësues u dërgua në Kinë me detyrën për mos ta patur zili të bindjes së artistit për ta zvogëluar ca madhësinë e monumentit.

Pala kineze pranoi ta bënte këtë gjë duke sugjeruar që lartësia prej 5.5 metrash të përfshinte edhe bazën e monumentit (pa këtë marrëveshje, lartësia do të kishte qenë 6.4 metër), lartësi që do të linte të kuptohej edhe ditën e lindjes së tij: 5 maj 1818.

Statuja e re është një prej objekteve që duhen parë për cilindo që viziton Trier, vendndodhja e të cilit është vetëm 20 minuta me makinë nga kufiri mes Gjermanisë dhe Luksemburgut. Një tjetër atraksion i qytetit janë dritat e trafikut në fund të Fleischstraße në qendër, të cilat shfaqin vizatime të kuqe dhe të gjelbra të Marksit.

Disa muzeume hapën ekspozita të përkohshme për të shënuar përvjetorin, edhe pse është shtëpia e Karl Marksit, një muzeum me një kulm në rrugën Brückenstraße, që tërheq më shumë vizitorë.

Aty është vendi ku ai është lindur.

Dritat e trafikut në qendër të Trier shfaqin figura të Karl Marksit.

Muzeumi mban një bust të famshëm të Marksit, të gdhendur nga stër-stërnipi i tij. Po aty, mund të gjesh edhe edicionin e parë, të rrallë, të librit të tij, “Kapitali”, veprës së jetës së Marksit dhe një foto të Hua Guofeng, pasardhësit të kryetarit Mao, tek viziton muzeumin. Jashtë shtëpisë, një kopsht hijeshon nga lulet që dikur e kujtonin Marksin për vendet e tij të preferuara, përfshi edhe Hampstead Heath të Londrës.

Edhe pse shumë nga ekspozitat e përkohshme do të mbyllen shpejt, nuk do të vonojë shumë përpara se sistemi kontrovers i organizimit social do të rrisë sërish numrat e vizitorëve në Trier – planet tashmë janë në tryezë për ngjarjet që do të shënojnë përvjetorin e 200-të të lindjes së Fridrih Engelsit, në vitin 2020, i cili redaktoi “Kapitalin” dhe ishte bashkautor i “Manifestit Komunist” me Marksin.

Marksi do të jetë gjithnjë një figurë përçarëse, por vendimi për ta njohur atë si birin e qytetit është një prej atyre që Schumitz thotë se nuk ishte i vështirë. “Ai është një prej filozofëve më të rëndësishëm të shekullit të 19-të”, thotë ai. “Teoritë e tij diskutohen ende sot dhe ende ndikojnë në politikën e ditës. Dhe ai është i rëndësishëm për qytetin për shkak se idetë e tij bazohen në përvojat që ai pati në Trier”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts