Tri ushqime me shumë kalori, por që janë shumë të shëndetshme

Ndodh që të kemi idenë se për të qenë në formë dhe në peshën tonë optimale duhet të konsumojmë ushqime që nuk kanë shumë kalori, por në fakt kjo është e gabuar pasi në këtë mënyrë ne humbim vlera të tjera ushqyese që marrim prej këtyre ushqimeve, që janë disi të ngopura me kalori.

Duhet të kemi parasysh se ka nga ato ushqime që janë edhe të shëndetshme, edhe me kalori, por që duhet t’i konsumoni rregullisht për vlerat ushqyese që kanë.

Ekspertët thonë se minimalisht duhet të konsumoni një herë në javë nga këto produkte ushqimore.

Tri nga këto produkte janë: vezët, avokadot dhe salmoni. Dy të parat sugjerohen për në mëngjes, në mënyrë që të merrni edhe proteinat ashtu siç duhet, ndërkohë që salmoni është më mirë të konsumohet në drekë.

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë edhe për një metabolizëm që punon më mirë dhe më shpejt./tesheshi.com/