Tri ditë pa ujë e ushqim, si mbijetoi në pyll ky 3-vjeçar i humbur

Një fëmijë 22-muajsh nga Kentaki, SHBA, u gjet pas një kërkimi tre-ditor në mes të një pylli. I mituri ishte zbathur e gati kallkan nga të ftohtët kur u gjet nga shpëtuesit.

Kenneth piu menjëherë ca gllënka ujë dhe më pas kërkoi mamin dhe babin.

Kenneth u zhduk papritmas të dielën rreth orës 19.30. Prindërit ofruan një çmim prej 5.000 dollarë për informacion mbi vendndodhjen e tij.

“Ai shkoi pas shtëpisë dhe më pas u zhduk”, tha babai Elden Howard për kanalin televiziv WYMT.

Kërkimi përfshinte qen, dronë dhe helikopterë. Kur prindërit po humbnin ngadalë çdo shpresë, erdhi një lajmi i gëzuar i gjetjes.

Pediatri Dr. Molly O’Rourke i shpjegoi WYMT-së se si Kenneth 3-vjeçar mundi të mbijetojë pa ujë:

“Shumica e të rriturve mund të mbijetojnë për tre ditë ose më pak pa ujë. Ndërsa Kenneth ka përdorur vitet e tij si një fëmijë që mund të kompensojë mungesën e ujit më mirë se të rriturit”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts