Auto Dak
Auto Dak

Trevjeçari i shpëton rënies në pus, mbijeton edhe në mungesë oksgjeni

Një djalosh trevjeçar i ka shpëtuar për mrekulli rënies në një pus 15 metërsh.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Indi ka marrë vëmendje për faktin se djali kishte qëndruar më shumë se tre orë në një thellësi ku oksigjeni është i mangët.

Ai u shpëtua nga një grup eksploruesish që kishin dëgjuar zërin nga fundi i pusit.

Fëmija i identifikuar si Ayan Shaikh ishte banor i Mumbait, dhe ishte në piknik së bashku me disa shokë, të cilët nuk i kishte pasur afër në momentin e fatkeqësisë.

Gjendja e djaloshit thuhet të jetë normale. Ai ka qenë fatlum pasi pusi ishte plot me baltë përreth gurëve, çfarë ka bërë që lëndimet të mos kenë qenë serioze. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts