728 x 90 Leaderboard

Treshja e grave deputete të opozitës dorëzon sot kërkesën për rrëzimin e Speciales në Kushtetuese

Gjyktata Speciale nuk do të hyjë në fuqi edhe pse është miratuar nga Parlamenti i Kosovës. Kjo pasi i gjithë korpusi ligjor do të kalojë në duart e Gjykatës Kushtetuese. Partitë e opozitës do të dorëzojnë sot kërkesën zyrtare për ta shpallur Specialen si ligj që shkel ligjin themeltar të shtetit.

Siç mësohet juristët e opozitës kanë përgatitur një argumentim ligjor ku kontenstohet jo vetëm ligji por edhe procedura e miratimit.

Kundërshtimi ligjor mbështetet kryesisht tek kontestimi i riprocedimit të Gjykatës Speciale në Kuvend pas hedhjes një herë poshtë nga Kuvendi.

Sipas opozitës, ndryshe nga siç kërkon procedura, ai qe hedhur në votim pa u dërguar paraprakisht në Kushtetuese, me arsyetimin se për përmbajtjen e tij njëherë ishte deklaruar Gjykata.

Tre deputete që u përkasin subjekteve opozitare, do të paraqiten sot në orën 11 në institucionin që intepreton ligjin themeltar të shtetit, dhe të kërkojnë rrëzimin e amendamentit kushtetues.

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, i prin iniciativës. Konsulta paraprake për përmbajtjen e kërkesës ka zhvilluar edhe me deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, dhe me atë të Nismës për Kosovë, Valdete Bajrami. /tesheshi.com/

Related posts