728 x 90 Leaderboard

Treni “Kosova është Serbi”, nga Beogradi thuhet se mund të niset sërish drejt Mitrovicës

Treni me mbishkrimet në 21 gjuhë “Kosova është Serbi, më 14 janar 2017 u nis nga Beogradi për në Kosovë çka ngjalli reagime të shumta.

Por ky tren siç u quajt provokues sërish mund të niset drejt Kosovës. Të paktën kështu ka deklaruar zv.drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev.

“Fakti se dikujt nuk i pëlqen mesazhi, nuk do të thotë se ne nuk do ta përsërisim… Kosova për ne gjithmonë do të jetë zemra e Serbisë”, citon b92 të ketë thënë Kozarev të hënën duke raportuar për punën e Zyrës për Kosovën në vitin 2017.

Ai ka treguar edhe sa kanë kushtuar dekorimet e trenit.

“Të gjitha punët dekorative për trenin ‘Kosova është Serbi’, që është dashur të qarkullonte në relacionin Beograd – Mitrovicë, kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro). Ky çmim është simbolik dhe se ky tren ka mundur të jetë një gjë e bukur për Serbinë, sidomos për të rinjtë”, thotë ai.

Kujtojmë se treni në fjalë u ndalua në stacionin e fundit afër kufirit me Kosovën, në Rashkë dhe u kthye në Beograd atë kohë me urdhër të qeverisë “Mustafa”. /tesheshi.com/

Related posts