TREGUESIT/ Tregu i punës në Gjermani: ja pse joshen shqiptarët

Pse shqiptarët po ikin drejt Gjermanisë? Kjo ikje është përkthyer gjithnjë si një sikterisje nga Shqipëria “e pamundur”, por në fakt ka dhe një arsye “tregu”. Vitet e fundit, tregu gjerman ka etje për punëtorë, e madje nga kontigjente të kualifikuarish, gjë që deri para pak vitesh nuk ishte kështu.          

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, vitin e kaluar në Gjermani ishin të punësuar afro 44.8 milionë njerëz.

Dhe pavarësisht nga plakja e popullsisë, numri i të punësuarve u rrit me 1.3 përqind vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1991.

Ndikimi negativ i plakjes së popullsisë u kompensua pikërisht nga numri i lartë i qytetarëve të punësuar, plus fluksi i punëtorëve të huaj.

Numri i të punësuarve u rrit në 2018 me 638,000, duke tejkaluar nivelin prej 40 milion për herë të parë.

“Unë vazhdoj ta shikoj me optimizëm të ardhmen”, tha në një deklaratë kreu i Agjencisë Federale për Punësim, Detlef Shile, duke vënë në dukje se rritja e numrit të të punësuarve të këtij viti do të jetë po aq dinamik si vitin e kaluar.

Nivel i lartë i punësimit është gjithashtu i lidhur dhe me një rënie të shkallës së papunësisë në 4.8 përqind, sipas të dhënave më të fundit.

Numri i të papunëve ka rënë në dy milionë dhe Shile vlerëson se nuk do të ketë rënie nën këtë nivel as në 2019.

Sipas tij, rreziku më i madh për tregun gjerman të punës është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ekspertët nuk presin një ndryshim në prirjen e punësimit, pavarësisht nga pasiguria ndërkombëtare, siç janë dhe konfliktet tregtare. Ndaj, kreu i Institutit për Kërkime Ekonomike (IFO), Clemens Fuest parashikon se numri i të punësuarve në vitin 2019 do të arrijë një rekord të ri.

Në këto rrethana, tundimi gjerman do vijojë dhe ndër shqiptarë. Boom-i ekonomik i epokës Merkel, ardhur pas disa mandatesh qeverisjeje prej saj, përkoi dhe me rënien ekonomike në Shqipëri, që shenjat e para i dha afro 10 vjet më parë, kur dhe u shfaq kriza botërore. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts