TREGUESIT/ Euroskeptikët vs Eurofilët: Kush e fitoi betejën e rrjeteve sociale?

Po aq sa ishte e hidhur beteja për ulëset e parlamentit europian, aq e hidhur ishte edhe gara që zuri vend në rrjete sociale.

Por kush i doli në krye rrugës së fushatës në media sociale? Euroskeptikët, ata që kritikojnë BE-në dhe institucionet e saj, apo eurofilët, ata që janë të etur për zgjerimin e bllokut dhe integrim europian?

Analiza është bërë duke përdorur softuerin që krahason faqet e Facebook-ut dhe Twitter-it në 30 ditët e fundit.

Por fillimisht, të shohim se si reaguan krerët e partive të reja që morën hapësirë dhe vëmendje në parlament.

Matteo Salvini, përmes një videoje në Facebook ka falënderuar mbështetësit duke jua treguar gjithë zyrën dhe bashkëpunëtorët ndjekësve të tij në rrjet.

Ndërkohë, Nigel Farage u desh të mburrej pak ne Twitter, duke thënë se asnjëherë në politikën e Britanisë së Madhe nuk ka ndodhur që një parti e vjetër vetëm 6 javëshe të fitojë zgjedhjet nacionale.

Të kthehemi te statistikat:

CrowdTangle, një softuer që analizon të dhënat e Facebook, ka krijuar dy lista, atë të euroskeptikëve dhe të eurodashësve.

Betejën për vota në media sociale me gjasë e ka fituar ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini, me vëmendjen që ka marrë te përdoruesit, duke u shpërndarë postimet e tij me miliona herë.

Me një fjalë, i gjithë Facebook-u është okupuar nga euroskeptikët.

Keq me postimet nuk qëndrojnë as Marine Le Pen dhe Victor Orban, të cilët shënuan fitore të padiskutueshme.

Fronti Nacional i Marine Le Pen arriti që ta lë në baltë madje presidentin  Emanuel Macron, ndërsa Victor Orban doli me një fitore prej 51 përqind që shënoi partia e tij.

Propaganda e bërë në Facebook, sado që u përpoq të kontrollohej nga një task-forcë e Zukerbergut, e porositur enkas për të kontrolluar përmbajtjen e materialit parazgjedhor, ka dhënë rezultate.

Tani, mbetet të vlerësohet nëse tubimet në skena e sheshe janë të vlefshme, kur platforma sociale jo rastësisht po nxjerrë fitues që po sfidojnë veteranët e politikëbërjes. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts