Tre-vjetori i Reformës në Drejtësi, “mesazh amerikan” nga Gramoz Ruçi: e panegociueshme, e pakthyeshme!

Kuvendi i Shqipërisë, në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, ka ofruar botimin parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”.

Kryetari Gramoz Ruçi ka bërë një rezyme të kësaj reforme, duke ofruar dhe ai përbetimin se ajo është e pakthyeshme, e kjo në kohën kur një pjesë e politikës ka “hequr maskat” e dalë kundër saj. Flamurin udhëheqës e mban presidenti Meta.

“Dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin tim personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme. Për arsyen e thjeshtë se ajo është e dëshiruar për të gjithë qytetarët dhe se destinacioni europian, fati dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të negociohen.

Por ritheksoj se as reforma në drejtësi, as vettingu, as ngritja e institucioneve të reja të sistemit nuk janë qëllim në vetvete. Sfida e vërtetë e reformës është dhënia e drejtësisë dhe barazia reale e shtetasve para ligjit”, deklaroi Ruçi.

Njeriu të cilin opozita e sheh si një mbetje nga ish-rregjimi komunist në epokën demokratike, ka ofruar më pas dhe leksione se ç’është demokracia, në aspektin konstitucional dhe etik, si një mesazh për kundërshtarët politikë në këtë kohë krize.

“Së fundi, më lejoni të bëj edhe një parantezë të shkurtër sesi reforma në sistemin e drejtësisë na ndihmon për të kuptuar në mënyrë korrekte disa nga zhvillimet tona si edhe raportin midis demokracisë dhe kushtetueshmërisë.

Duket sikur demokracia liberale dhe kushtetueshmëria kufizojnë njera-tjetrën.

Nuk kanë munguar as në realitetin shqiptar këto kohë interpretime mbi të ashtuquajturin kufizim të demokracisë për shkak të këmbënguljes për kushtetueshmëri e ligjshmëri.

Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria nuk janë vargonj për demokracinë, por kolonat ku mbështetet ajo, janë kufizime që demokracia vendos ndaj vetes, me qëllim që të shpëtojë prej anarkisë, destabilitetit dhe pasigurisë.

Nga ana tjetër, në sistemin demokratik, kushtetuta është ndërtuar mbi logjikën demokratike dhe për këtë arsye ushqen e mbështet praktikat demokratike. Prandaj demokracia nuk është kurrë e tradhëtuar nëse zhvillohet në shinat e Kushtetutës dhe ligjit.

Demokracia është, padyshim, edhe arti i kompromisit. Por ndërsa kushtetueshmëria është themeli, kompromiset përbëjnë kthinat e demokracisë.

Kushtetuta dhe ligjet janë rrënjët, ndërsa kompromiset politike degët e një sistemi demokratik.

Dhe të gjithë jemi të një mendimi që rrënjët dhe themelet prevalojnë mbi kthinat dhe degët.

Përvoja jonë në realizimin e reformës në drejtësi na ndihmon të reflektojmë dhe të pajtohemi me modelin demokratik, sipas të cilit udhëharta e veprimeve tona politike duhet të jenë Kushtetuta dhe ligjet”, theksoi Ruçi. /tesheshi.com/  

 

 

 

auto pjese dak

Related posts