MESAZHI/ Tre vjet Reformë në Drejtësi, Uashingtoni i bën avokatinë me spot multiplikativ: sukses i garantuar!

Në 3-vvjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, e cila gjithashtu prej tre vjetësh ka trazuar politikën shqiptare, ku si pasojë të parë pati çarjen e të ashtuquajturës aleancë strategjike PS-LSI, e që sot kundër saj ka dalë hapur presidenti Meta, Uashingtoni ka zgjedhur të japë një mesazh mbështetës për reformën në fjalë.

Koherent me qëndrimet e tij karshi zhvillimeve shqiptare, paçka ikjes së Obamas dhe ardhjes së Trump – për reformën u investua nga administrata Obama – politika amerikane vijon të jetë rojtarja kryesore e Reformës në Drejtësi.

Kjo është parë dhe gjatë gjithë krizës së fundit, asaj që ende është aktive, ku Uashingtoni jo vetëm vijon mbështetjen e fortë për të, por dhe ka paralajmëruar ndëshkime për ata që duan ta pengojnë.

Kjo këmbëngulje është vënë re dhe në këtë 3-vjetor, ku, duke tentuar që sërish të ofrohet mesazhi vetëdijësues për atë pjesë të politikës që ka dalë kundër, se pra reforma është dhe produkt amerikan, nga Ambasada e SHBA në Tiranë është përcjellë një videomesazh me këtë parathënie:

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”.

Më pas vjen videomesazhi, i cili zbërthen të gjithë procedurën reformuese. /tesheshi.com/

What is Justice Reform?

🇦🇱 | Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit🇺🇸 | What is justice reform? How is it being implemented? How will it affect your life and the lives of Albanians? Today, on the 3rd anniversary of the passing of justice reform, take a look at this simple video to learn how justice reform will ensure that everyone is equal under the law.#WhatisJusticeReform #StopCorruption

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Sunday, July 21, 2019

auto pjese dak

Related posts