Tre truke si të hapni një kavanoz qelqi brenda sekondës pa u lënduar

Shumë ushqime vijnë të paketuara në vazo qelqi, pasi në këtë mënyrë këto të fundit ruhen më të freskëta dhe shija nuk i ndryshon! Megjithatë shpesh hapja e një kavanozi rezulton të jetë më e vështirë nga se keni menduar, ndaj më poshtë do të lexoni 3 truke si të hapni një kavanoz pa lënduar kyçin.

Vishni një palë doreza pasi në këtë mënyra duart nuk do t’ju rrëshkasin dhe kapaku i kavanozit do të hapet me përpjekjen e parë.

Mungesa e ajrit në kavanozët e qelqi e bëjnë thuajse të pamundur që kapaku të lëvizë, ndaj ju duhet që me majën e një thike të lejoni të hyjë pak ajër. Mungesa e vakumit do ta bëjë hapjen e vazos së qelqit më të thjeshtë.

Kapakët metalikë kanë vetinë të zgjerohen kur ekspozohen ndaj nxehtësisë, duke ju ndihmuar të hapni vazot e qelqit që mund të jenë mbyllur hermetikisht nga fabrika. Mbajeni kavanozin anash me kapakun e zhytur në ujë të nxehtë për disa minuta./tesheshi.com/

Related posts