Auto Dak
Auto Dak

Tre dekada skandal, kërkimfalje nga kryeministrja daneze për abuzime në shtëpitë e fëmijëve

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u ka kërkuar falje zyrtarisht qindra viktimave të abuzimeve me dekada në shtëpitë e kujdesit ndaj fëmijëve të drejtuar nga shteti.

Një hetim zyrtar zbuloi se nga viti 1945 deri në 1976, fëmijët ishin abuzuar seksualisht, rrahur dhe droguar në këto shtëpi në të gjithë Danimarkën.

Aktivistët dhe viktimat i kanë kërkuar prej vitesh shtetit që të pranojë përgjegjësinë.

Kryeministrja foli me dhjetëra viktima të skandalit në një rezidencë në Marienborg.

“Unë do të doja të shikoja secilin nga ju në sy dhe t’ju them që ndihem keq. Nuk mund ta marr fajin, por mund të ndaj përgjegjësinë”, u tha ajo atyre.

Shumë qanë kur ajo tha që fëmijët ishin larguar nga prindërit e tyre dhe në vend të mbështetjes dhe ngrohtësisë, ata morën poshtërime dhe abuzime.

“Autoritetet nuk kanë bërë asgjë. Si shoqëri, ne nuk mund dhe nuk duhet t’i mbyllim sytë”, tha ajo më herët.

“Falje do të thotë gjithçka. Gjithë çfarë duam është paqe e mendjes”, i tha Arne Rol Jorgensen, 68 vjeç, i cili ishte një nga viktimat.

Ai tha se jeta e shumë fëmijëve që pësuan abuzime u shkatërrua. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts