E djathta në veprim, dhjetra të arrestuar nga trazirat në Danimarkë

Njëzet e tre persona u arrestuan sot në lidhje me trazirat në Kopenhagë, njoftoi policia daneze. Arrestimet erdhën gjatë kundër-protestave të një organizate të krahut të djathtë.

Trazirat u përhapën të dielën në disa pjesë të kryeqytetit pasi Rasmus Paludan, themeluesi i partisë anti-emigrant Hard Line, mbajti një demonstratë.

“Unë me forcë nuk pajtohem me provokimet e pakuptimta të Paludan, që nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç mbjelljes së përçarjes. Silluni me argumente – jo me dhunë”, tha Kryeministri Lars Lokke Rasmussen në një njoftim në Twitter.

Policia tha se kishin arrestuar 23 vetë dhe disa prej tyre do të merreshin në pyetje nga një gjykatës lidhur me zjarrvënien dhe dhunën ndaj policëve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts