Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Trashëgimia kulturore në Kosovë po rrënohet, institucionet në “gjumë” të thellë

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), përmes një komunikate për opinionin ka shprehur shqetësimin rreth dëmtimit të vazhdueshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës si dhe në zonat e mbrojtura me ligj.

Rastet e fundit në zonën historike të Prizrenit, e veçanërisht dëmtimi i objekteve në rrugën “Marin Barleti”, që përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një vajze të vogël, paraqet shqetësim serioz.

KKTK shpreh keqardhje për humbjen e jetës se trevjeçares dhe lëndimin e dy personave të tjerë.

KKTK kërkon nga qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, kuvendet e komunave, si dhe institucionet e tjera që kanë obligim ligjor mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të marrin masat e nevojshme akute, në mënyrë që asetet e trashëgimisë kulturore që janë nën mbrojtje si dhe zonat historike, të kenë trajtimin e duhur profesional në fushën e konservimit-restaurimit dhe mbrojtjes juridike.

“Që të mos përsëriten raste të tilla tragjike në të ardhmen, me ngulm kërkojmë që këto institucione si prioritet urgjent të kenë angazhimin dhe kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe objekteve të rrezikuara në veçanti. Është i pakuptueshëm vazhdimi i gjendjes aktuale dhe akuzat ndërinstitucionale, përderisa nuk ndërhyhet me masa preventive në objektet e trashëgimisë kulturore, në mënyre që të ndërpritet shkatërrimi i tyre, sepse përgjegjësitë institucionale janë të përcaktuara me ligj”, thuhet në komunikatë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts