Trashëgimia e Shimon Peresit: Erdogani dhe “One minute” (Video)

Njeriu që për vite të tëra mbajti dhjetëra poste qeverisëse në Izrael ka ikur sot nga kjo botë. President, kryeministër, ministër, parlamentar… ky ishte Shimon Peres. Madje ai do të nderohej dhe me çmimin Nobel për paqe.

Por ç’ishte Shimon Peres? Ç’trashëgimi la?

Paqebërës apo kriminel lufte?  Kështu pyet Al Jazeera!

Analisti për Lindjen e Mesme i këtij rrjeti informues, Yehia Ghanem, deklaron se shumë njerëz do ta kujtojnë Shimon Peresin si një kriminel lufte, posaçërisht nën dritën e masakrës së Kanasë në vitin 1996. Peres ishte kryeministër kur forcat izraelite sulmuan fshatin libanez, duke vrarë më së paku 106 njerëz.

“Njerëzit të cilët po e lëvdojnë atë [Peresin] i kanë mbështetur gjatë gjithë kohës Izraelin dhe krimet e tij. Fakti se ai urdhëroi këtë masakër në Kana konsiderohej dhe konsiderohet ende një krim lufte,” thotë analisti.

Diana Buttu, një ish-negociatore për paqen, do t’i thoshte Al Jazeera-s për Shimon Peresin: “Ai është dikush që besonte në spastrimin etnik të Palestinës!”

Por çfarë ka mbetur më shumë në mendjen e njerëzve është përplasja e Shimon Peresit me Rexhep Tajjip Erdoganin në Davos.

Të ftuar në Forumin Ekonomik Botëror në fund të janarit të vitit 2009, në një panel ku diskutohej mbi Gazën, presidenti aktual turk, atëbotë kryeministër, do t’i kthehej rrëmbyeshëm Shimon Peresit.

I nervozuar nga mungesa e hapur e dëshirës së drejtuesit të panelit për ta lënë të flasë, Erdogani do të shqiptonte fjalët “One minute!”, që do të bënin bujë që prej atij çasti në tërë botën.

Askush veç Erdoganit nuk qe shprehur kështu përpara shtetarit më të lartë izraelit: “Zëri po të ngrihet shumë. E di që ngritja e zërit kaq shumë tregon psikologjinë e fajtorit…. Kur vjen puna për të vrarë, ju dini shumë mirë të vrisni. E di shumë mirë si i qëlluat dhe si i vratë fëmijët në plazh….”

Në trashëgiminë politike të Shimon Peresit, përplasja me Erdoganin duhet të zërë një vend të veçantë. Eshtë i vetmi zë që ia ka thënë faqe botës të vërtetën! /tesheshi.com/

Related posts